Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë pas lajmit për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga kjo komunë, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm, të cilët humbën jetën në një aksident komunikacioni në Gjermani.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, Latifi, në emrin e tij personal dhe në emër të Komunës së Rahovecit, ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave në këto momente të rënda.
Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre, duke ndarë dhimbjen për humbjen e dy të rinjve.
“Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”, ka shkruar Latifi në mesazhin e tij ngushëllues.

