Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot mbahet protestë gjithëpopullore në Kosovë, kundër Gjykatës Speciale në Hagë

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 07:39
Sot mbahet protestë gjithëpopullore në Kosovë, kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar sot një protestë gjithëpopullore në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shprehur kundërshtimin ndaj, siç u cilësua, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Zyrtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL – UÇK) theksuan se kjo protestë është një thirrje për drejtësi dhe për respektimin e vlerave të luftës çlirimtare. Ata bënë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet për të mundësuar pjesëmarrjen sa më të gjerë të qytetarëve nga e gjithë Kosova.

“Kemi komunikuar me strukturat tona dhe me shumë qytetarë. Për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë me autobusë, kemi vendosur që parkingu ‘Prishtina’ pranë Pallatit të Rinisë do të jetë i gatshëm për pritjen e tyre”, tha Gazmend Syla, nënkryetar i OVL – UÇK-së.

Ai theksoi rëndësinë e protestës si një akt simbolik për të shprehur mbështetjen ndaj ish-liderëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

“Është e rëndësishme që të dërgojmë një mesazh të qartë: kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj tyre, por edhe ndaj historisë sonë”, tha Syla.

Më shumë nga Lajme

  • 16:16Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë
  • 16:05Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita
  • 16:00"Mora fjalë" jehon në Prishtinë, tifo-grupet i këndojnë heroit Adem Jashari
  • 16:00Ymeri: Draft-deklaratat për Hagën pritet të votohen nesër, protestuesit ende nuk janë ftuar për diskutim
  • 15:57“Dosja 23”: 9 të prangosurit në veri ndalohen për 48-orë, këta janë të dyshuarit