Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot seanca dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 08:25
Sot seanca dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit

Nënkomiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të mbajë sot një seancë dëgjimore me temë “Politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.

Në seancë do të dëshmojë Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas organizatës Albanians for America, seanca zhvillohet në një kohë kur Kongresi amerikan po tregon vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë çështjet që prekin Kosovën dhe komunitetet shqiptare në rajon.

“Seanca e nesërme përbën një tjetër mundësi të rëndësishme që zhvillimet që prekin shqiptarët dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor të marrin vëmendje në Kongresin amerikan”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Albanians for America thekson se gjatë vitit të fundit ka punuar për forcimin e komunikimit me ligjvënësit amerikanë dhe për përfshirjen e çështjeve të Kosovës, të drejtave të shqiptarëve në rajon, sigurisë dhe integrimit euroatlantik në diskutimet e politikës amerikane.

Në maj, kongresmenët Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizituan Kosovën dhe Luginën e Preshevës, ku u takuan me përfaqësues politikë dhe të komuniteteve lokale.

Në këtë kuadër, kongresmeni Self ka prezantuar edhe “Projektligji për vlerësimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës” nismë që kërkon nga Qeveria amerikane të vlerësojë trajtimin e pakicave etnike në Serbi.

Seanca do të mbahet nesër në orën 10:00 sipas kohës lindore amerikane (16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore).

perëndimorseancaballkanin

Të ngjashme

Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Kongres, në fokus edhe Kosova

Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Kongres, në fokus edhe Kosova

16:15

Më shumë nga Lajme

  • 19:09Katër herë Kosova e pa Thaçin pas transferimit në Hagë, vizitat mes dhimbjes dhe lamtumirës
  • 19:07BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën
  • 19:02Kurti pas vdekjes së Flora Brovinës: Një jetë e tërë njerëzore e shkuar nën aktivizëm, u shua sot!
  • 18:33Jeton Zulfaj emërohet Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian
  • 18:30Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën