Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje dhe trafikuan 1.9 tonë drogë

GD
Gazeta Demos7 mars 2026 në 19:52
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje dhe trafikuan 1.9 tonë drogë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një grup të strukturuar kriminal me bazë në Vlorë, i përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës, pastrim parash dhe krime të rënda kundër personit.

Hetimet e nisura në vitin 2022 janë mbështetur në komunikimet e koduara SkyECC dhe kanë dokumentuar një sërë aktivitetesh kriminale të shtrira në disa vende të Bashkimit Europian.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për 8 shtetas shqiptarë. Deri tani janë ekzekutuar masat për tre persona, ndërsa një tjetër është arrestuar në Zvicër.

Janë shpallur në kërkim Inez Hajrulla, Ervis Matodashaj, Mendu Duka, Arben Memishaj dhe Argest Xhezani. Në pranga ka rënë edhe një oficer policie, Rezart Kuçi, ndërsa aktualisht në burg janë Flofian Plaku dhe Hamëz Demushi, i arrestuar në Zvicër. Oficeri i policisë dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke siguruar logjistikë për transportin e drogës, nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore dhe përdorur sistemin TIMS në mënyrë të paligjshme.

Krime të rënda të dokumentuara

Hetimet kanë zbuluar përfshirjen e grupit në vrasjen e Gentjan Qarrit më 6 shkurt 2021 dhe ekzekutimin e shtetasit B.B. më 10 maj 2021 në Vlorë. Autorët kanë përdorur mjete survejimi, automjete dhe plane të detajuara për realizimin e krimeve, duke koordinuar veprimet në kohë reale përmes komunikimeve të koduara.

“Të hetuarit I.H dhe E.M, në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët. Nga analiza e komunikimeve, rezulton se I. H. dhe E. M. si dhe shtetas të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë ndërmarrë një seri veprimesh të qëllimshme, për të realizuar vrasjen e shtetasit B. B. Ata kanë siguruar të gjitha kushtet dhe kanë përdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kanë vëzhguar lokalin “The boss” në pronësi të shtetasit B. B., për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët shoqërohet. Gjithashtu rezulton se ata kanë hartuar një plan konkret për mënyrën dhe vendin e ekzekutimit. Shtetasi B. B. është ekzekutuar më datë 10 maj 2021, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë“, shkruan SPAK.

Trafiku ndërkombëtar i drogës

Hetimet e SPAK kanë dokumentuar disa raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në portin e Roterdamit në Holandë, autoritetet sekuestruan 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga Flodian Plaku (i njohur me disa identitete) në bashkëpunim me Mendu Duka dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte ngritur një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.

Gjithashtu, rreth 14 kilogramë kokainë u sekuestruan nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet e koduara rezulton se ky transport ishte organizuar nga Argest Xhezani, në bashkëpunim me persona të tjerë, me destinacion final Italinë.

Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 u sekuestruan nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë Rezart Kuçi, oficer policie, dhe Arben Memishaj, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transportin e drogës.

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 15:4622 vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Smrekonicës varroset sot
  • 15:45Bllokat bien nga kamioni në rrugën Zhur–Dragash, gjobitet shoferi me 300 euro
  • 15:09Teuta Haxhiu: Një “nomad” i vetëm, në krye të 53 “nomadëve” të LVV-së, nuk dëshiron që Kosova të ketë Kuvend
  • 14:56PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë
  • 14:51Arrestohet në kufirin Kroaci-Mali i Zi një kosovar i kërkuar nga Interpoli, Serbia e akuzon për krime lufte