Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spektakël në Gjirin e Vlorës, tufa e delfinëve mahnit turistët

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 10:00
Spektakël në Gjirin e Vlorës, tufa e delfinëve mahnit turistët

Një tufë delfinësh ka dhuruar një spektakël të veçantë në Gjirin e Vlorës, duke mahnitur turistët që udhëtonin me gomone turistike drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

Delfinët u shfaqën pranë mjeteve lundruese, duke notuar përpara gomoneve dhe duke luajtur mes dallgëve, shkruan A2 .

Me kërcimet dhe lëvizjet e tyre elegante, ata krijuan një shfaqje të rrallë natyrore, e cila u prit me entuziazëm nga turistët, të cilët nuk ngurruan ta filmonin dhe fotografonin këtë moment.

Pamje të tilla janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në ujërat e Gjirit të Vlorës, sidomos në ditët kur deti është i qetë dhe kushtet atmosferike janë të favorshme.

Delfinët vazhdojnë të jenë një nga bukuritë më të veçanta të bregdetit të Vlorës, duke i shtuar edhe më shumë hijeshinë udhëtimeve drejt Sazanit dhe Karaburunit dhe duke u dhuruar vizitorëve kujtime të paharrueshme.

Më shumë nga Lajme

  • 14:48Mobilizim i policisë para protestës së tifo-grupeve të Kosovës
  • 14:35“UÇK, UÇK”, diaspora në Austri kundërshton verdiktin e Hagës
  • 14:33Çitaku për një paragraf të Speciales: Lexojeni si po cilësohet lufta, s’janë në pyetje vetëm katër individë
  • 14:0716 pjesëtarë të FSK-së certifikohen në trajnimin e avancuar për kërkim-shpëtim
  • 13:55“Liria e Kosovës nuk gjykohet”, nisin të mblidhen protestuesit në Shkup