Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Dua Lipa me performancën spektakolare mbrëmë, ndriçoi natën e parë të Festivalit Sunny Hill.
Ai në një postim në Facebook theksoi se bashkë me të, këngëtarja me famë botërore ndriçoi gjithë zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe e gjithë bota.
“Sunny Hill nuk është vetëm një festival i zakonshëm tashmë – është një pasaportë kulturore për Kosovën që na sjell artistët më të mirë në botë, na vendos në hartën ndërkombëtare dhe na bashkon si asnjë ngjarje tjetër në Kosovë”.
