Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Studentët me aksion para zyrës së BE-së, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 14:04
Studentët me aksion para zyrës së BE-së, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike të Kosovës kanë zhvilluar sot aksion para zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Përfaqësuesi i kësaj proteste tha se studentët ngrisin zërin përballë një procesi i cili siç tha ai është i padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai kërkoi që vendimi të merret pa ndikim politik duke u bazuar në prova, fakte, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

"Ne përfaqësuesit e studentëve të univeristetit publik të indinjuar nga procesi gjashtë-vjeçar në Hagë dhe nga padrejtësia e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre sot e ngrisim zërin e studentëve para jush si zyre e Bashkimit Evropian në Kosovë. Si parlamente sudentore që përfaqësojnë rreth 100 mijë studentë kërkojmë që vendimi në Hagë të merret pa ndikime politike, pa standarte të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës", tha ai.

Tutje, studentët kritikuan çasjen e BE-së për siç u tha 'hapjen e rrugës për Serbinë' drejt integrimit evropian pavarësisht se ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

"Jemi gjenerata e re e një vendi që edhe pas 27 vjet pas çlirimit ende përballet me procese dhe hetime ndërkombëtare ndaj personaliteteve që lidhen drejtpërdrejt me luftën, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit tonë. Në të njëjtën kohë, Serbisë ia keni hapur rrugën drejt integrimit evropian pavarësisht të kaluarës së saj kriminale dhe përgjegjësisë së krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të cilat ende nuk ka kërkuar as falje. Si gjeneratë e lindur gjatë dhe pasluftës e kemi parë nga afër se procesi gjyqësor në Hagë ka lënë pasoja të thella dhe ka polarizuar shoqërinë tonë duke ushqyer mosbesim dhe duke krijuar ndjenjë të fortë padrejtësie te qytetarët e Kosovës", tha ai.

uçk-sëstudentëtaksion

Të ngjashme

Vdekjet e punëtorëve, aksion para Inspektoratit të Punës

Vdekjet e punëtorëve, aksion para Inspektoratit të Punës

11:23
LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

10:49

Më shumë nga Lajme

  • 23:29Abdixhiku për Bekim Sejdiun: Është rugovist, kisha frikë se VV në fund do ta prishte marrëveshjen
  • 23:23Abdixhiku: Ne po propozojmë, e para meje prej zarfave e kanë marrë vesh kush u bë president
  • 23:20Graishta pas aksidentit tragjik: Zero tolerancë për çdo shkelje trafiku që rrezikon jetën e qytetarëve
  • 23:18Enver Hoxhaj nga Gjakova: Edhe 13 ditë deri në ditën e shumëpritur të lirisë
  • 23:10Abdixhiku: Unë dhe Vjosa bëmë atë që s’e ka bërë askush në politikën kosovare me vite