Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sulmin ndaj Fehmi Kupinës Lidhja e Prishtinës e quan të organizuar, kërkon hetim nga organet kompetente

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 16:17
Sulmin ndaj Fehmi Kupinës Lidhja e Prishtinës e quan të organizuar, kërkon hetim nga organet kompetente

Lidhja e Prishtinës ka reaguar pas sulmit ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina.

Kjo iniciativë e dënon ashpër sulmin fizik që i është bërë sot prijësit të kësaj liste zgjedhore.

“Ky akt i dhunshëm, i kryer në ambientin e punës, paraqet dështim serioz të mekanizmave të sigurisë dhe është krejtësisht i papranueshëm”, thuhet në reagim.

“Përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve, në çdo nivel të qeverisjes, gëzojnë imunitetin dhe mbrojtjen që u takon me ligj. Siguria e tyre nuk mund të jetë selektive dhe as të varet nga preferenca politike. Dhuna ndaj një përfaqësuesi të popullit është sulm ndaj gjithë procesit demokratik dhe ndaj vlerave që i mbajnë institucionet tona”.

Lidhja e Prishtinës e konsideron këtë akt si të organizuar dhe të paramenduar, dhe kërkon nga organet kompetente hetim të plotë e të paanshëm, si dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë.

“Pavarësisht këtij sulmi të rëndë, Lidhja e Prishtinës, me në krye z. Fehmi Kupina dhe me mbështetjen e 55 kandidatëve tanë për Kuvendin Komunal, mbetet e vendosur në rrugëtimin e saj politik dhe në garën demokratike për Kuvendin Komunal, deri në fitoren e merituar”, thuhet më tej.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin