Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu, është sulmuar fizikisht pasditen e 4 nëntorit 2026, në fshatin Sadovinë e Jerlive në Viti, për motive akoma të panjohura.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares, duke theksuar se raste të tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
“Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit”, ka thënë KGjK-ja.
Këshilli tha se mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik.
