Këngëtari i mirënjohurr, Shaqir Cërvadiku ka njoftuar për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Lutfi Berisha, shkruan GazetaDemos.
Cërvadiku shprehu ngushëllime familjarëve e bashkëluftëtarëve.
"Ishte njeri i mrekullueshëm që me humorin e tij të jashtëzakonshëm kudo që ishte na bante të qeshnim me lot edhe në kohët e randa gjatë dhe pasë lufte.Kujtimi për mikun do të mbetet i përjetshëm për burrërinë, trimërinë ,miqësinè e bujarinë e tij", shkruan ai.
Postimi i plotë:
Sot mora lajmin e trishtë se paska shkue në përjetësi çlirimtari e luftëtari i lirisë Lutfi Berisha nga Vasileva.
Luta ( si e thërrisnim të gjithë) ishte angazhuar që në ditët e para të luftës për liri ne shtabin e Vasilevës për të luftuar e qëndruar heroikisht në fronte të luftës kudo ku kerkohej.
Ishte njeri i mrekullueshëm që me humorin e tij të jashtëzakonshëm kudo që ishte na bante të qeshnim me lot edhe në kohët e randa gjatë dhe pasë lufte.Kujtimi për mikun do të mbetet i përjetshëm për burrërinë, trimërinë ,miqësinè e bujarinë e tij.
Ngushëllimële familjës, bashkëluftëtarëve e miqëve.
Lavdi veprës së tij!
Zoti e shpërbleftë Lutën!