Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OEK: Gjykata Supreme shqyrton padinë kundër ZRrE për tregun e lirë të energjisë

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 09:26
OEK: Gjykata Supreme shqyrton padinë kundër ZRrE për tregun e lirë të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Supreme ka vendosur që padia e ushtruar nga OEK ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë, do të procedohet dhe do të shqyrtohet për vendim meritor.

Kjo odë thekson se tashmë është caktuar kolegji i gjyqtarëve i cili do ta trajtojë padinë ndaj ZRrE.

“Përkundër që kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e vendimit nuk është aprovuar, me arsyetimin se akti “Njoftimi i ZRrE-së” nuk i plotëson kriteret e një akti nënligjor normativ, çështja do të shqyrtohet në mënyrë meritore për të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së, përveç këtij njoftimi, sipas afateve ligjore”.

“Andaj, pritjet e Odës Ekonomike të Kosovës janë që gjykata të vendosë brenda afatit 60 ditor nga dita e parashtrimit të padisë, siç e parasheh ligji dhe të anulojë të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së me të cilat janë përcaktuar kriteret për daljen në tregun e lirë”.

Pavarësisht se masa e përkohshme e sigurisë nuk është aprovuar, Oda Ekonomike e Kosovës thotë në njoftim se vlerëson faktin se lënda do të trajtohet në themel dhe shpreh besimin se vendimi final do të jetë në të mirë të ekonomisë, bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun