Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sveçla “vajton” humbjen në Prishtinë: Askush nuk është fitues

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 11:14
Sveçla “vajton” humbjen në Prishtinë: Askush nuk është fitues

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas humbjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duke e cilësuar situatën si “humbje të qytetarit”.

Sveçla shprehet se, megjithëse VV-ja ka performuar më mirë se në zgjedhjet e kaluara lokale, pritshmëritë e larta nuk janë arritur.

Postimi i tij në Facebook duket të ketë një ton mbrojtës dhe justifikues duke nxjerrë në pah se VV-ja nuk ka dështuar për shkak të konceptit apo bashkimit të brendshëm, por për shkak të, sipas tij, “koalicionit të pazareve”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! doli shumë më mirë se gjitha herat në zgjedhje lokale. Patjetër që pritshmëritë tona, me të drejtë ishin më të mëdha. Nëpër disa komuna na duhet punë më e madhe, e në disa më shumë qartësim të konceptit kundrejt votuesit. Është e qartë se në Prishtinë askush nuk është fituesi ndërsa humbësi më i madh është qytetari i saj. Lëvizja VETËVENDOSJE! humbi jo nga shpalosja apo bashkimi i ideve por nga koalicioni i pazareve të llojeve e niveleve të ndryshme. Koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do ti kushtojë më së shumti qytetarit”, ka shkruar ministri.

“Ju faleminderit përzemërsisht për punën e palodhshme dhe besimin që na e keni dhënë. Vazhdojmë përpara dhe gjithmonë bashkë. Janë disa që edhe kur bëjnë shkelje, luajnë viktimën. Ata që më njohin, e dijnë shumë mirë se edhe kur kam qenë Drejtor i Inspeksionit, edhe si Deputet e tash Ministër, e mbi të gjitha gjithmonë si aktivist, unë kam reaguar ndaj shkeljeve e padrejtësive. Kështu do të vazhdoj, drejt dhe me shumë punë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë