Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri nga Haga: Qeveria Kurti kufizoi shpenzimet, shumë kërkesa të mbrojtjes nuk i mbështeti

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 22:16
Tahiri nga Haga: Qeveria Kurti kufizoi shpenzimet, shumë kërkesa të mbrojtjes nuk i mbështeti

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, se nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i mbështetur ish-krerët e UÇK-së, gjatë procesit gjyqësor në Hagë.

Në emisionin Rubikon që është transmetuar nga Haga, Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka kryer punën e saj karshi katërshes së UÇK-së.

“Ta them qartë që ta kuptojë secili qytetar i Republikës së Kosovës, si rezultat i mosfinancimit nga Qeveria e Kosovës, dy nga avokatët kryesorë, njëri i presidentit Thaçi dhe tjetri i kryetarit Veseli, e kanë lënë procesin gjyqësor për shkak të të pamundësisë që të financohen për angazhimit të tyre, nga fondi që është themeluar për këtë qëllim.”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se këto gjashtë vite kanë qenë me shumë dhimbje, e me shumë vështirësi për familjarët dhe ekipet mbrojtëse të të akuzuarve, pasi sipas tij, ekzekutivi kosovar ka kufizuar shpenzimet për procesin gjyqësor në Hagë.

“Janë me dhjetëra kërkesa, mund të them ndoshta me qindra kërkesa për të dyja fondacionet, të cilat nuk janë përmbushur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Këto janë tarifa të qartë të avokatëve që janë të angazhuar nëpër procese ndërkombëtare dhe fatkeqësisht Qeveria e Kosovës ka vendosur një tarifë fikse që as për së afërmi nuk i ka arritur t’i mbulojë shpenzimet e mbrojtjes.”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se i gjithë procesi që është financuar nga Qeveria e Kosovës për të gjithë të akuzuarit, jo vetëm për katërshen e UÇK-së, ka shkuar diku rreth 40 milionë euro.

“Është fatkeqësi që këto gjashtë vite kanë qenë shumë të dhimbshme dhe shumë të rënda për familjen, neve, mbrojtjen, për të gjithë. Një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte. Ne e kemi bërë ligjin për t’i mbrojturit të akuzuarit.”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka deklaruar se pret që nesër verdikti të bazohet në fakte dhe që ish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.

qeveriatahirikurti

Të ngjashme

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi

21:58
Eskalon protesta edhe te Qeveria

Eskalon protesta edhe te Qeveria

16:35
Dënimet për katërshen, reagon Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në shkallën e Apelit

Dënimet për katërshen, reagon Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në shkallën e Apelit

14:21
Kurti pas vdekjes së Flora Brovinës: Një jetë e tërë njerëzore e shkuar nën aktivizëm, u shua sot!

Kurti pas vdekjes së Flora Brovinës: Një jetë e tërë njerëzore e shkuar nën aktivizëm, u shua sot!

19:02

Më shumë nga Lajme

  • 22:45Raportohet se peticioni në emër të“Liria ka emër” është i rremë, nuk ka asgjë zyrtare
  • 22:42Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president
  • 22:34Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij
  • 22:33Haxhiu i bën thirrje Qeverisë: T'i ndajë mbi 100 milionë euro për Apelin në Hagë, çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet
  • 22:26Ditari i Qosjes: Çka shkruante akademiku pas arrestimit të Thaçit dhe të tjerëve