Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2026 në 15:54
Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që nesër, më 8 nëntor, të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë vote, ndërsa për 29 vende në këtë institucion garojnë katër lista me gjithsej 107 kandidatë.

Ai ka theksuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar rikthehet në përbërjen prej 29 anëtarësh, pas më shumë se një dekade me vetëm 15 anëtarë, falë rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022.

Kurti ka vënë në pah rëndësinë e këtij institucioni në përfaqësimin e shqiptarëve, veçanërisht në fushat e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Ai ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, përfshirë pasivizimin e adresave, diskriminimin dhe nënpërfaqësimin institucional.

Kreu i Qeverisë ka ritheksuar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e këtyre tri komunave përmes teksteve mësimore, bursave për nxënës e studentë, si dhe mbështetjes për kulturën dhe institucionet përfaqësuese.

Në fund, Kurti i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës, lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre.


Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,

Nesër, më 8 nëntor, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Katër lista zgjedhore, me gjithsej 107 kandidatë, garojnë për 29 vende në këtë institucion përfaqësues.

Pas më shumë se një dekade me vetëm 15 anëtarë, Këshilli Kombëtar Shqiptar rikthehet në përbërjen prej 29 anëtarësh, falë rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022. Një rikthim i rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve dhe të drejtat e tyre kolektive.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka autorizime publike në arsim, kulturë, informim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës e shkrimit shqip. Nga shkolla shqipe e tekstet mësimore, te institucionet kulturore, mediat në gjuhën shqipe dhe ruajtja e identitetit kombëtar.

Pavarësisht pengesave nga institucionet e shtetit serb, pasivizimit të adresave, diskriminimit dhe nënpërfaqësimit institucional, shqiptarët vazhdojnë të këmbëngulin për të drejtat e tyre dhe për të ardhmen në vendlindje.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Me tekste mësimore, bursa për nxënës e studentë, mbështetje për kulturën dhe institucionet përfaqësuese.

Nesër, ju ftoj të merrni pjesë në zgjedhje dhe ta ushtroni të drejtën tuaj demokratike të votës, lirshëm e sipas bindjes suaj.

Për të drejta të barabarta dhe për të ardhmen në vendlindje!

kurtipreshevësshqiptarëve

Të ngjashme

Kurti udhëton për në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton për në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

19:21
Kurti: Gjatë vitit 2025 janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar në Kosovë

Kurti: Gjatë vitit 2025 janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar në Kosovë

15:16
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

23:36
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja  Reporteri Publikuar Sot, 20:04 · 3 min lexim   A+ A− Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe përgjegjësinë që bartin pjesëtarët e saj, duke thënë se shërbimi me integritet dhe profesionalizëm duhet të jetë prioritet i pakompromis.  Në një postim në Facebook, pas ceremonisë së diplomimit të 397 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, Kurti ka thënë se përfaqësimi i këtij institucioni është një prej përgjegjësive më të larta që mund t’i besohet një personi.  “Përfaqësimi i Policisë së Kosovës, si pjesëtar i saj, është një prej përgjegjësive më të larta që mund t’i besohet e të pranojë dikush. Shërbimi me integritet dhe profesionalizëm, duhet të jetë përherë prioritet i pakompromis, sepse para së gjithash e gjithnjë është detyrë. Rëndësia e Policisë është aq e madhe, saqë e bën atë më tepër sesa institucion të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Kurti.  Lexo edhe  Hoti 397 policëve të rinj: Uniformën mbajeni me dinjitet, nder dhe krenari Sot, 20:21 · 3 min lexim  Ndizet gara për armët hipersonike mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë Sot, 19:54 · 9 min lexim  Gjykata amerikane bllokon përkohësisht ndërtimin e harkut të triumfit të Trump Sot, 19:19 · 3 min lexim Reklamë  Ai ka theksuar se nga momenti i betimit, secili pjesëtar i Policisë duhet të jetë i gatshëm të punojë me ndershmëri në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve, pa dallim.  “Secila police e secili polic duhet të jetë në gatishmëri të plotë për të punuar me ndershmëri në interes të shtetit e të gjithë qytetarëve pa dallim, në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës së Republikës, duke kujtuar e nderuar secilën ditë jetën e kontributin e heronjve të Policisë sonë, si Enver Zymberi, Afrim Bunjaku dhe të gjithë të rënëve në krye të detyrës”, ka shkruar ai.  Kurti ka bërë të ditur se nga 397 kadetët e diplomuar, 118 janë gra dhe 279 burra, duke theksuar se afërsisht një në tre të diplomuar të kësaj gjenerate është grua.  Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe investimet në Policinë e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit, duke pretenduar se buxheti për këtë institucion është rritur për më shumë se 50 për qind.  Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë ngritur dhe forcuar 20 stacione, objekte dhe baza policore në veri të vendit, ndërsa Policia është pajisur me armë të gjata, automjete dhe autoblinda të reja, me vlerë gati tetë milionë euro.  Reklamë  Kurti ka përmendur edhe gjetjen e tri varrezave masive nga lufta e fundit në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut, duke ia atribuuar këtë zhvillim sigurisë në veri dhe angazhimit të Policisë.  “Arritjet janë të shumta, por me ato nuk duhet të vetëmjaftohemi. Ka ende shumë punë, shumë objektiva të cilat duhet t’i arrijmë si institucione, si polici dhe shoqëri”, ka përfunduar Kurti.

Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja

20:26

Më shumë nga Lajme

  • 20:42Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
  • 19:50Lladrovci në Cyrih, merr pjesë në ndeshjen mes miqve të Ronaldinhos dhe Del Pieros
  • 19:45Presidentja Shiroka-Pula shtron darkë për kryetarët e komunave
  • 19:38Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona
  • 19:36Onkologjia nis aplikimin e teknikës SBRT, për trajtimin e pacientëve me kancer