Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Osmani i është afruar Kurtit për vota

GD
Gazeta Demos18 shtator 2025 në 14:27
Tahiri: Osmani i është afruar Kurtit për vota

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe pozicionimin politik të presidentes Vjosa Osmani.

Tahiri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për manipulim dhe përdorim politik të procesit parlamentar.

Sipas Edita Tahirit, procesi i konstituimit të Kuvendit është zhvilluar në mënyrë të paligjshme, dhe pas gjithë kësaj qëndron ndërhyrja politike e kryeministrit.

“Parlamenti nuk është i konstituar sepse nuk ekziston baza ligjore. Por duke luajtur me Listën Serbe dhe duke dalë ky kryeparlamentari i ri me deklarata se është konstituar, është vetëm një përpjekje për të justifikuar diçka që nuk është ligjore,” tha Tahiri.

Ajo shtoi se qëllimi i kësaj lëvizjeje është i qartë:

“Unë besoj që ishte manipulim i Kurtit. Ai e diktoi Bashën, sepse kemi hyrë në zgjedhjet lokale dhe karta më e fortë për të është ajo nacionaliste.”

Në pjesën tjetër të intervistës, Edita Tahiri u ndal edhe te deklaratat e fundit të presidentes Vjosa Osmani, e cila pati komentuar deklarimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për “ngecje politike” në Kosovë.

Tahiri vlerëson se Osmani ka ndryshuar pozicionet e saj dhe aktualisht është në një aleancë të hapur me Albin Kurtin, për interesa personale politike.

“Kjo, njëherë u ngrit kundër Gjykatës Kushtetuese. Pastaj u bë një me Albin Kurtin. Tani po kërkon ndihmë prej tij,” u shpreh Tahiri.

Sipas saj, afrimi i Osmanit me Kurtin është i motivuar nga fundi i afërt i mandatit të saj presidencial.

“Meqenëse Osmani është duke iu afruar fundit të mandatit, është afruar me Kurtin dhe i ka kërkuar vota. Edhe ai ia ka premtuar. Tani presidentja është kthyer në një figurë që del hapur pro Kurtit,” përfundoi ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë