Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Arian Tahiri, ka vlerësuar lart ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas intervistës së tij të dhënë pak para shpalljes së aktgjykimit në Hagë.
Tahiri ka thënë se Thaçi është një prej figurave kryesore të proceseve që kanë çuar në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një burrështetas me kontribut të jashtëzakonshëm kombëtar.
“Unë mendoj që është edhe një dëshmi e radhës që kemi të bëjmë me një lider të madh, lider i lirisë të Kosovës, lider i shtetndërtimit të Kosovës, lider i pavarësisë të Kosovës, një burrështetas që është i veçantë dhe me kontribute të jashtëzakonshme e të veçanta kombëtare, ai që i ka pri gjitha proceseve dhe ai që është vula e secilës punë të mirë dhe e sistemit shtetëror e organizativ të shtetit të Kosovës”, tha ai.




