Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Po e them për herë të parë, ja dy rrugët që kishte Kosova kur u krijua Gjykata Speciale

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 23:56
Tahiri: Po e them për herë të parë, ja dy rrugët që kishte Kosova kur u krijua Gjykata Speciale

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka ndarë për herë të parë publikisht dy opsionet që Kosova kishte për krijimin e Gjykatës Speciale, si dhe arsyet pse u zgjodh që ajo të themelohej nga institucionet vendase.

Duke folur për sfondin politik të krijimit të Gjykatës, Tahiri zbuloi se në kohën kur u diskutua themelimi i saj, Kosova kishte dy rrugë: ose krijimin e saj nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, çka do e bënte të pazhbëshme për shkak të vetos së Rusisë dhe Kinës, ose themelimin përmes institucioneve vendase, që, sipas amerikanëve, do mund të zhbëhej në të ardhmen.

Ajo theksoi se kjo ishte arsyeja pse Kosova pranoi ta themelonte vetë Gjykatën, ndonëse procesi mbetet i kontestuar.

“Së pari, në çdo luftë çlirimtare, gjithmonë ka ekzistu një lloj gjykate, po flasim botërisht. E dyta, ka shumë debate në Kosovë dhe janë kontraverse: ‘Pse u votua, pse Parlamenti i votoi…’ Nuk e kam thënë shpesh, sonte do ta them. Gjykata ka patur 2 opsione. Opsioni i parë që ta bëjë Këshilli i Sigurimit, opsioni i dytë ka qenë që ta bëjë Kosova vetë. Nga bisedat me armerikanët, na kanë shpjeguar se nëse bëhet nga Këshilli i Sigurimit, nuk mund të zhbëhet sepse do të jetë vetoja e Rusisë. Nëse bëhet e bllokojnë Rusia më së pari, por edhe Kina dhe prandaj është sugjeruar që më mirë i bëni institucionet tuaja, që ne mund t’i zhbëjmë. Pro zhbërja nuk është një fjalë goje. Si është e mundur, aq shumë ka investime financiare për këtë Gjykatë, 5 vjet vonohen hetimet? Këto janë pakënaqësitë. Vendimet e drejtësisë, kur janë të drejta dhe të paanshme, Kosova i pranon. Liderët vetë e pranuan. Kosova njihet për bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare. Prandaj mendojmë se është e padrejtë. Nuk është transparente. Dy-tri ditë përpara ishte një lajm, ‘shtyhet paraburgimi për Hashim Thaçin’, ata kishin dhënë një shpjegim por nuk ishte bindës.

Unë them që Gjykata në parim do duhej të jetë jashtë ndikimeve politike. Edhe sot që nuk është bërë nga Këshilli i Sigurimit, është bërë nga Kosova, nuk përjashtohen ndikimet nga vendet e tjera. Por sido që të jetë unë kam besim që kjo mbështetje e madhe që kemi nga Amerika nuk do të lejojë që të ndodhë ndonjë padrejtësi më e madhe se kjo që po ndodh. Ne jemi gjallë, ne jemi ata që bashkë i bëmë. Ne liderët, kemi patur dhe popullin mbrapa me guxim. Ky qe një mesazh shumë i fortë për Gjykatën Speciale në Hagë.”, tha Tahiri.

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku
  • 23:10Horoskopi i shtatorit/ Cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
  • 22:47Ky do të jetë moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
  • 22:32Krejt çka tha Kurti pas takimit me Abdixhikun
  • 22:30Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës