Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Rritja e çmimit të energjisë do ta bankrotonte shtetin

GD
Gazeta Demos29 mars 2026 në 12:16
Tahiri: Rritja e çmimit të energjisë do ta bankrotonte shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se ekonomia e Kosovës është para fundosjes.

Duke folur për paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë, ka thënë se Qeverisë nuk duhet të guxojë ta bëjë këtë.

Sipas tij, një rritje e tillë do ta bankrotonte shtetin.

“E ftojmë Qeverinë e Kosovës të mos guxojë ta rris çmimin e energjisë elektrike. I themi ZRRE-së që ju jeni të emëruar prej Qeverisë, prej kësaj shumice: nuk mund ta rrisni për 21% tarifën e energjisë elektrike për shkak se kjo e bankroton shtetin. A krijoni prodhim më të madh, a subvencionin, a blini – ky është problemi juaj. Ju nuk guxoni ta rrisni çmimin e energjisë elektrike për shkak se kjo do ta fundos ekonominë e Kosovës, do ta fundos prodhimin”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sektori i energjisë është duke e rrezikuar ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, mungesa e qëndrueshmërisë dhe gabimet e njëpasnjëshme të Qeverisë janë duke e godit në esencë ekzistencën e secilës familje dhe ndërmarrjeje.

Tahiri ka kërkuar që të ulet edhe akciza e naftës dhe të stabilizohet tregu. Për këtë, ka thënë se Qeveria duhet ta sjell amandamentin dhe si grup paralamentar do ta mbështesin.

“Për AAK-në është kërkesë urgjente për qeverinë, urgjentisht qysh ka ditë t’i bëjë tenderët njëburimor – 2000 prej tyre, urgjent ta sjellë amendamentin në mënyrë që të ndryshohet ligji, neni që e përcakton uljen e akcizës dhe mos të bëjnë lajka. Nuk mund të niset kjo në parlament për shkak se nëse niset merr kohë. Është qeveria që duhet ta sjell amendamentin dhe këtu zotohemi që ne menjëherë e mbështesim si grup parlamentar në mënyrë që të vendoset saktësisht ulja e akcizës për një kohë të caktuar dhe të njëjtën kohë ulja e TVSH-së në mënyrë që të bie çmimi i naftës deri sa të stabilizohet tregu”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se rritja e çmimeve të konsumit është goditje tepër e madhe për qytetarët dhe tregun.

Sipas tij, çmimet e kostos së jetës janë bërë të papërballueshme për secilin qytetarë.

Besnik Tahiri

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona