Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 23:30
Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike

Besnik Tahiri nga Aleanca ka thënë se situata pas 16 shtatorit është më serioze sesa po diskutohet, duke theksuar nevojën për vullnet politik dhe bashkëpunim institucional.

Duke folur në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, Tahiri tha se qëndrimi i Aleancës ka qenë i qartë dhe se janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë nismë.

“Situata mas 16 shtatorit është shumë më serioze sesa që është duke u diskutuar. Qëndrimi i Aleancës ishte i prerë që Aleanca është e gatshme të kontribuojë në këtë nismë. Pashe draftligjin. Janë disa hapa, nëse ka vullnet politik, prej shumicës parlamentare duhet të ndërmerren”, tha Tahiri.

Ai theksoi se aktualisht Kuvendi nuk është funksional dhe se për miratimin e ligjeve nevojitet funksionalizimi i komisioneve parlamentare.

“Parlamenti nuk është funksional. Komisionet nuk janë të përhershme. Ligjet trajtohen në komisione. Në procedurë, Qeveria mundet më herët me u përgjigj”, u shpreh Tahiri.

Tahiri tha se duhet të punohet në dy fronte, duke përmendur diplomacinë parlamentare dhe angazhimin në Kuvend.

“Duhet të lihen inatet politike dhe duhet të punohet në dy fronte. Fronti i parë është diplomacia parlamentare në Kuvend, që duhet të ishte shumë aktive në këtë temë”, tha ai.

Ai foli edhe për përpjekjet e Aleancës për të siguruar nënshkrimet e nevojshme për nismën, duke thënë se pas 16 shtatorit nuk i kanë marrë ato.

“Ne kemi kërkuar, kemi pasur lëndën tonë, kemi pasur me i marrë dy nënshkrime dhe pas 16 shtatorit nuk na u dhanë nënshkrimet. PDK në moment të fundit tha që duam me iu qas situatës reale. Krejt çka po ndodh është se kush kujt fajin po ia lë”, deklaroi Tahiri.

tahiriduhetshtatorit

Të ngjashme

Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales

Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales

23:57
Përparim Gruda: S’duhet të jemi pishman për themelimin e Speciales

Përparim Gruda: S’duhet të jemi pishman për themelimin e Speciales

22:31
Daut Haradinaj: Politika duhet të ulet urgjentisht në tavolinë për reagim shtetëror

Daut Haradinaj: Politika duhet të ulet urgjentisht në tavolinë për reagim shtetëror

19:43
Albelard Tahiri: Presidenti më dërgoi të fala për qytetarët në shesh: Drejtësia do të triumfojë

Albelard Tahiri: Presidenti më dërgoi të fala për qytetarët në shesh: Drejtësia do të triumfojë

17:38

Më shumë nga Lajme

  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim
  • 23:11Dy orë me “UÇK” dhe “Jo në emrin tim”, përfundon nata e gjashtë e protestës në Prishtinë
  • 23:09Punime në rrjet, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës nesër