Shefja e grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci është deklaruar për media pak çaste pasi filloi takimi i të parit të Qeverisë, Albin Kurti dhe të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, raporton GazetaDemos.

E njëjta është pyetur se përse ndodhi ritakimi mes dy krerëve, dhe nëse ka vend për marrëveshje mes dy palëve. “Takimet janë shumë intensive gjatë këtyre ditëve me të gjitha palët, natyrisht z.Abdixhiku është kryetar i një partie që ka 15 deputetë në Kuvend, andaj dikutimet janë të vazhdueshme me te gjitha palët që do të mund të kontribuonin në shmangien e zgjedhjeve” Nagavci gjithashtu foli edhe për kompromiset nëse janë apo jo të gatshëm t’i bëjnë për zgjedhjen e presidentin në mënyrë shmangien e zgjedhjeve te reja, ndonëse Abdixhiku deklaroi mbrëmë se është vështirë të arrihet kompromis me qëndrimet e Kurtit. “Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë. Është gabim, sepse Kurti po bënë gjithçka në kompetencat e tij që të shmangen zgjedhjet”, tha ajo.