Sami Lushtaku dhe Blerim Kuqi janë parë bashkë dje së bashku në një kafene. Takimi lidhet me mundësinë e bërjes së koalicionit mes LDK-së e PDK-së në Suharekë.
Lushtaku ka konfirmuar takimin por ka thënë se arsyeja e takimit nuk ka bëjë me procesin zgjedhor por vetëm takim midis miqve.
‘’Për besë jemi takuar me një vend në Prishtinë rastësisht, e kemi pirë një kafe, jemi miq që një kohë të gjatë, bile as që kemi diskutuar për çështje politike, tash u bo pak edhe zor me qëndru më dikon, por kjo është puna e gazetarëve që ju keni drejt me pyet dhe asgjë nuk prish ndonjë punë, por e vërteta është kjo’’, ka thënë Lushtaku për Indeksonline.
