Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Temperaturat deri në 33 gradë javën e ardhshme

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 20:55
Temperaturat deri në 33 gradë javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për ditët e ardhshme, ku pritet një javë me temperatura relativisht të larta, por edhe me reshje shiu e shkarkime rrufesh në disa zona.

Sipas IHMK-së, dita e hënë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Gjatë ditës, vranësirat pritet të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 27 gradë.

Të martën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona të kufizuara mund të ketë riga shiu. Temperaturat minimale parashihen nga 12 deri në 15 gradë, kurse maksimalet nga 25 deri në 30 gradë Celsius.

Të mërkurën pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore. Temperaturat do të shënojnë rritje, me minimale nga 10 deri në 13 gradë dhe maksimale nga 29 deri në 32 gradë Celsius.

Edhe e enjtja pritet të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius.

Javën e ardhshme temperaturat deri në 29 gradë celsius

Ndërkaq, të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh në vende të caktuara.

Gjatë ditëve të javës, era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi të ndryshme.

gradëtemperaturatpritet

Të ngjashme

Veteranët pritet të protestojnë sërish javën e ardhshme, insistojnë në shkarkimin e Gërvallës

Veteranët pritet të protestojnë sërish javën e ardhshme, insistojnë në shkarkimin e Gërvallës

17:06

Më shumë nga Lajme

  • 14:44Propozimi i PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Rrahmani shpjegon çka synon nisma
  • 14:37Ganimete Musliu publikon foton e të mbijetuarit të ''Ma'sakrës së Izbicës'': Baca Milazim kërkon drejtësi
  • 14:36Liri, djali i Kadri Veselit në protestën e studentëve kundër vendimit në Hagë
  • 14:35Lladrovci: Heronjtë e dëshmorët janë udhërrëfyesit tanë
  • 14:27Drejtori i policisë në Gjakovë thirrje qeverisë: Qohuni, zhbëjeni këtë gjykatë, zhbëjeni tani!