Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Temperaturat mbi 35°C në zyra – KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës

GD
Gazeta Demos7 korrik 2025 në 13:41
Temperaturat mbi 35°C në zyra – KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë ngritur shqetësime lidhur me gjendjen në Pallatin e Drejtësisë, ku për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ftohjes dhe temperaturave ekstreme, ambientet e Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë bërë të papërshtatshme për punë.

Sipas tyre, temperaturat brenda zyrave kanë arritur mbi 35°C, duke rrezikuar shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve dhe duke pamundësuar zhvillimin normal të punës.

Në këtë situatë, KPK dhe ZKPSH i bëjnë thirrje Kryeprokurorëve të këtyre dy prokurorive që të marrin masa brenda kompetencave të tyre, përfshirë reduktimin e orarit të punës, deri në përmirësimin e kushteve.

Ata theksojnë se ndonëse janë bërë kërkesa të përsëritura ndër vite për ndërhyrje, nuk është marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka përgjegjësi për mirëmbajtjen e objektit të Pallatit të Drejtësisë.

“I bëjmë thirrje të qartë dhe të drejtpërdrejtë MPB-së që të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe efektive për përmirësimin e kushteve elementare të punës, në mënyrë që të garantohen siguria dhe mirëqenia e punonjësve të sistemit prokurorial”, thuhet në reagimin e përbashkët të KPK-së dhe ZKPSH-së në Facebook.

Më shumë nga Lajme

  • 09:289 të arrestuar për krime lufte në veri të vendit
  • 09:20Sot protesta në disa qytete të Evropës: Shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:08Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
  • 08:43‘‘Qëndresa vazhdon, zëri ynë nuk shuhet’’, Endrit Thaçi falënderon protestuesit
  • 08:39Përleshja në Veternik, arrestohen 8 persona