Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tërheqja e Sejdiut, vjen reagimi i Abdixhikut

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 19:12
Tërheqja e Sejdiut, vjen reagimi i Abdixhikut

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për president.

"Të faleminderit Bekim për gadishmërinë dhe dinjitetin e treguar në vazhdimësi. Në kohë të politikës së sotme, këto virtyte janë vlerë.", thuhet ndër tjerash në reagim.

Postimi:

Bekim Sejdiu tregoi dinjitet.

Tërheqja e tij, përballë histerisë politike, dëshmon pikërisht pse një njeri me karakterin e tillë, do të ishte zgjedhja e duhur për President.

Keqardhje që sot nuk kemi President. Që në vend të një zgjidhjeje kemi kaosin politik, bllokadën si mjet dhe zgjedhjet e reja, edhe një herë, si qëllim.

Keqardhje edhe për Bekimin, që padrejtësisht u bë shënjestër e sulmeve të paprecedenta për mbytjen e karakterit të tij. Përbaltja e tij kishte të bënte më së paku me të. Urrejtja si mjet dhe inati personal si karakteristikë e pashpjegueshme e politikanëve të sotëm, janë bërë më të forta se përgjegjësia ndaj vendit. E rëndësishme t’i bëjmë dëm tjetrit.

Sa shumë kemi nevojë për njerëz të mirë në këtë vend. Sa lehtë i hedhim poshtë.

Kjo është PISA politike e Kosovës. Me rëndësi të rrënojmë çdo përpjekje normale sot! Bllokohemi, ngecim, urrejmë, mbysim karaktere dhe përfundojmë sërish në zgjedhje. Edhe pas tyre, në te tjerat.

Të faleminderit Bekim për gadishmërinë dhe dinjitetin e treguar në vazhdimësi. Në kohë të politikës së sotme, këto virtyte janë vlerë.


tërheqjasejdiutvjen

Të ngjashme

Pas tërheqjes së Bekim Sejdiut vjen edhe reagimi i Osmanit

Pas tërheqjes së Bekim Sejdiut vjen edhe reagimi i Osmanit

19:57

Më shumë nga Lajme

  • 20:01Gashi: Prej sot paradite, fjalën e ka Gjykata Kushtetuese
  • 19:57Wilson: Rusia dhe Vuçiqi po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit
  • 19:42Kurti pret në takim ambasadorin britanik
  • 19:31Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin
  • 19:05"Ne si familje jemi krenar me gjithë të bëmat e tij gjatë luftës" , flet vëllai i '10-shit' të UÇK-së pak para vendimit