Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tetë pacientë me epilepsi trajtohen me metodë të re në QKUK

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 09:27
Tetë pacientë me epilepsi trajtohen me metodë të re në QKUK

Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në bashkëpunim me Klinikën e Neurokirurgjisë, ka realizuar me sukses implantimin e stimuluesit të nervit vagus (VNS) te tetë pacientë të diagnostikuar me epilepsi rezistente ndaj barnave.

Ky trajtim paraqet një avancim të rëndësishëm në zgjerimin e mundësive terapeutike në QKUK, veçanërisht për pacientët tek të cilët krizat epileptike vazhdojnë pavarësisht trajtimit medikamentoz.

Stimulimi i nervit vagus (VNS) është një metodë plotësuese e trajtimit, e cila synon të zvogëlojë shpeshtësinë dhe intensitetin e krizave epileptike, si dhe të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.

Në këtë proces, ekipi profesional i Klinikës së Neurologjisë ka realizuar vlerësimin klinik dhe përzgjedhjen e pacientëve që plotësojnë kriteret për këtë trajtim, ndërsa implantimi i pajisjeve është kryer në bashkëpunim me ekipin e Klinikës së Neurokirurgjisë.

“Pas implantimit, trajtimi do të vazhdojë me aktivizimin dhe programimin individual të pajisjeve, përshtatjen graduale të parametrave dhe përcjelljen e rregullt neurologjike të pacientëve. Realizimi i këtij shërbimi dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet klinikave dhe përkushtimin e profesionistëve shëndetësorë për avancimin e vazhdueshëm të shërbimeve diagnostikuese dhe terapeutike në institucionet publike shëndetësore. QKUK do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e shërbimeve të tilla, me synim që trajtimet bashkëkohore të jenë të qasshme dhe të qëndrueshme për pacientët që kanë nevojë për to”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

qkuktetëpacientë

Më shumë nga Lajme

  • 16:30Gerxhaliu krahason shifrat: Çmimi i mishit është rritur për 73.24% në 5 vjet, nga 7.66 në 13.27 euro
  • 16:30150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen
  • 16:29Musliu-Shoshi kritikon ekzekutivin: Kosova e fundit në listën e vendeve për anëtarësim në BE
  • 16:21Arrihet shuma për trajtimin e Lekës, familja ndërpret fushatën e donacioneve
  • 16:10Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë - hajni poshtë, hajni nalt