Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Themelimi i Xhandarmërisë, Kurti: Ka kohë që e kemi menduar këtë gjë

GD
Gazeta Demos20 maj 2026 në 13:48
Themelimi i Xhandarmërisë, Kurti: Ka kohë që e kemi menduar këtë gjë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur sërish rreth formimit të xhandarmërisë së Kosovës.

Ai tha se detajet e hollësishme do t’i japin shumë shpejt por që ka kohë që e kanë menduar diçka të tillë.

“Rreth dokumentit dhe grupit punues dhe hollësive sa i përket xhandarmërisë do t’ju njoftojmë shumë shpejt. Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë, për shkak se një aspekt tejet i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës ka të bëjë me një zonë e cila është më shumë se policia e më pak se ushtria. Prej ruajtjes së kufirit, te luftimi i terrorizmit, te mbyllja e çfarëdo shtegu të kontrabandës, e deri te kontrolli i infrastrukturës kritike”, tha Kurti para gazetarëve.

Të martën e 19 majit, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se veçse ka nisur hapat për themelimin e xhandarmërisë.

Ai tha se xhandarmëria do të funksionojë si agjencion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kosovës dhe do të ketë rol të rëndësishëm në forcimin e arkitekturës së sigurisë së shtetit.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit territorial”, tha mes tjerash Sveçla.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 14:26Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët
  • 14:21“Erdha për qejf”, zbulohet deklarata e Jozefin Markut pasi u gjet në banjo nga Policia shqiptare
  • 13:53Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person
  • 13:52Shoqërohet në polici një çoban, dyshohet për zjarrvënie në Himarë
  • 13:31“Jozi u arrestua në tualet”, kush është i prangosuri tjetër dhe kush u shpall në kërkim