Dy persona janë therur me thikë sot rreth orës 03:30 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinën.

Dy persona janë therur me thikë sot rreth orës 03:30 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinën.
Ai bëri me dije se për rastin tashmë kanë nisur hetimet.
“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Pllana.