Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Totaj: Qeveria po i paralizon komunat, mbi 360 milionë euro u janë marrë që nga viti 2022

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 20:01
Totaj: Qeveria po i paralizon komunat, mbi 360 milionë euro u janë marrë që nga viti 2022

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në një lidhje direkte në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ka ngritur shqetësimin për gjendjen financiare të komunave në Kosovë.

Totaj ka deklaruar se qytetarët e komunave rrezikojnë të mbeten pa projekte dhe pa shërbimet elementare që, sipas tij, u garantohen komunave me ligj.

“Qytetarët e të gjitha komunave do të mbeten pa shërbime, pa projekte, do të mbeten pa shërbimet elementare të cilat u garantohen komunave me ligj”, ka thënë Totaj.

Ai ka pretenduar se Qeveria në detyrë po ndërhyn në kompetencat e komunave dhe po i paralizon ato.

“Qeveria në detyrë, faktikisht, s’ka legjitimitet as në detyrë, pa hezituar po e shkel vazhdimisht këtë ligj, po i uzorpon kompetencat e komunave dhe po i paralizon komunat”, është shprehur Totaj.

Duke folur për financat komunale, Totaj ka dhënë edhe një shembull konkret. Sipas tij, nga viti 2022 e deri më tani, të gjitha komunave së bashku u janë marrë mbi 360 milionë euro, ndërsa vetëm Komunës së Prizrenit, sipas tij, rreth 40 milionë euro.

Totaj ka paralajmëruar se kjo situatë mund t’i çojë komunat drejt një gjendjeje të rëndë financiare dhe të ndikojë drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve dhe realizimin e projekteve për qytetarët.

totajkomunaveqeveria

Të ngjashme

Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO

Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO

23:09
Qeveria i jep dritën e gjelbër, çka pritet tash pas miratimit të ndryshimit të Ligjit për Specialen

Qeveria i jep dritën e gjelbër, çka pritet tash pas miratimit të ndryshimit të Ligjit për Specialen

22:46

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër