Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjedi në Egje, fundoset një gomone – humbin jetën 18 emigrantë

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 13:49
Tragjedi në Egje, fundoset një gomone – humbin jetën 18 emigrantë

18 emigrantë kanë humbur jetën, pasi një gomone u fundos në detin Egje , pranë Bodrumit në Turqi, njoftoi Garda Bregdetare turke.

“Pas operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit, u shpëtuan 21 emigrantë pa dokumente, ndërsa u gjetën trupat e pajetë të 18 të tjerëve”, thuhet në një deklaratë.

“Operacionet për të zbuluar fatin e personave të zhdukur dhe aktivitetet e tjera të kërkimit dhe shpëtimit vijojnë” , njofton më tej Garda Bregdetare. Në të njëjtin njoftim sqarohet se gomonia ishte ndaluar rreth orës 6 të mëngjesit, por më pas iku me shpejtësi në det të hapur. Për shkak të kushteve të vështira të detit, ajo u fundos.

Java e kaluar, pranë Kretës, 22 emigrantë që kishin nisur nga Libia humbën jetën nga uria dhe etja, pasi qëndruan 6 ditë në det.

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë
  • 20:04Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
  • 20:01Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri
  • 19:49Një banesë përfshihet nga flakët në Mitrovicë
  • 19:41Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para