Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 22:30 dyshohet se një gur është shkëputur nga mali dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, shkruan vizionplus.tv , transmeton klankosova.tv.
Si pasojë e goditjes, 42-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.
