Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tani

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 08:09
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Majac të komunës së Podujevës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa dy gra kanë mbetur të plagosura.

Viktima është Ilaz Brahimi, 45-vjeçar nga Obiliqi, ndërsa të plagosura kanë mbetur e dyshuara për kryerjen e aktit dhe gruaja e axhës së saj.

Thuhet se mes viktimës dhe të dyshuarës dyshohet të ketë pasur raporte, dhe bazuar në këto burime, ajo dhe tani i ndjeri ishin duke u fjalosur në oborrin e shtëpisë derisa ka ndërhyrë gruaja e axhës M.G rreth 70 vjeçe e cila mbeti e plagosur.

Edhe e dyshuara kryesore Ardita Gashi rreth 30 vjeçe është gjetur e plagosur rëndë në kokë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetës me armë zjarri pas kryerjes së krimit.

Të plagosurat janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, gjendja e tyre është shumë e rëndë dhe jo stabile.

Ai ka bërë të ditur se të dy pacientet kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit, janë intubuar dhe po trajtohen me frymëmarrje të asistuar.

“ Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubuara me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë ”, u shpreh Syla.

Më shumë nga Lajme

  • 23:36“Më 17 shtator ndryshon loja politike”, Canaj për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga
  • 23:07Gashi: Kurti po bën hajgare me popullin, është i paaftë t’i formojë institucionet
  • 23:06“Temperaturat ndryshuan, pauzat përfunduan”: Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
  • 23:05Në zonën 50 km/h voziti 155 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro
  • 23:03Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë