Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur dhimbje të thellë për tragjedinë e rëndë në Malishevë, ku humbën jetën një baba dhe dy fëmijët e tij
Abdixhiku u shpreh i prekur nga kjo ngjarje, duke theksuar se tragjedia rëndon gjithë shoqërinë.
Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve, duke shtuar se LDK-ja qëndron pranë tyre në këto momente të vështira.
