Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjike në Gjilan: Hyri ta pastronte bunarin, një person humb jetën pasi bie brenda tij

GD
Gazeta Demos29 qershor 2026 në 22:37
Tragjike në Gjilan: Hyri ta pastronte bunarin, një person humb jetën pasi bie brenda tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një pusetë gjatë pastrimit të saj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ku njoftoj se në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës.

“Me datën 29/06/2026,rreth orës 14:23, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një thirrje lidhur me një informatë në Fshatin Dobërqan.

Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigjë rastit duke dal në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohej se një person ka rënë në një puset përderisa ishte duke bërë pastrimin e saj. Në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës”, ka thënë Hashani

Hashani bëri të ditur se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Nga aty kanë tërhequr trupin e viktimës, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës (1951). Hetimet rajonale si dhe forenzika kanë dalur po ashtu në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale po i hetojn rrethanat se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë”, ka thënë Hashani.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 16:17Mërgimtari nga Mitrovica: Thaçi është legjendë, trim, burrështetas, çlirimtar, e ka sjellë pavarësinë – nuk është si Albin Kurti, frikacak
  • 16:13Kapet sasi e madhe armësh në veri
  • 16:03Vdekja e dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh në vendin e punës, Ramadani: Ky është dështim total i shtetit
  • 16:03Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta
  • 15:32Nexhmedin Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president