Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një grua 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ndërsa bashkëshorti i saj 81-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për “Vrasje të rëndë”.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e 26 gushtit, rreth orës 01:30, ndërsa pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka ngritur dyshimet se lëndimet në trupin e viktimës mund të jenë shkaktuar nga forca duarthatë.
Lajmine ka konfirmuar Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.



