Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili i ka sulmuar dhe nuk u është bindur urdhrave për t’u larguar.
Ai vazhdimisht i kishte fyer policët dhe gjatë ndërhyrjes u është vërsulur policëve.
“Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor ka njoftuar se një veturë me targa të huaja ishte parkuar para portës (te laura) dhe shoferi i saj nuk po i bindej urdhrave për t’u larguar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Në vendngjarje kanë dalë për asistencë edhe zyrtarë të tjerë policorë dhe se i dyshuari A.N. (35 vjeç) përdorte vazhdimisht fjalë fyese dhe kanosëse ndaj zyrtarëve policorë, duke shfaqur sjellje agresive dhe mosbindëse”.
