Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Tre punëtorë të KEK-ut humbin jetën brenda më pak se dy muajsh, ngrihen shqetësime për sigurinë në punë

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 17:20
Tre punëtorë të KEK-ut humbin jetën brenda më pak se dy muajsh, ngrihen shqetësime për sigurinë në punë

Brenda më pak se dy muajsh, tre punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Rastet e njëpasnjëshme kanë rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së punëtorëve dhe masat që po ndërmerren për parandalimin e aksidenteve në sektorin energjetik.

Për këto raste kanë reaguar edhe deputetë nga partitë opozitare, përfshirë LDK-në, PDK-në dhe Aleancën, të cilët kanë shprehur shqetësim për kushtet e punës, sigurinë e punëtorëve dhe numrin e pamjaftueshëm të inspektorëve

Në anën tjetër, deri më tani nuk është bërë i ditur ndonjë reagim i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me vdekjen e punëtorëve të KEK-ut. Kjo është vënë në kontrast me reagimin e tij për një incident në Vlorë të Shqipërisë, ku disa pushues u lënduan pas përfshirjes nga zjarri të një hoteli.

Rasti i parë në këtë periudhë ishte ai i Milazim Binakut. Ai ishte lënduar rëndë më 8 korrik, gjatë kryerjes së detyrave të tij në KEK.

Sipas njoftimit të KEK-ut, aksidenti kishte ndodhur në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj. Binaku kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Megjithatë, pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe më 16 korrik u konfirmua vdekja e tij.

Rasti i dytë u shënua më 16 gusht, kur humbi jetën punëtori Haxhi Gojnovci. Ai kishte pësuar lëndime të rënda gjatë kohës që ndodhej në zonën e ekskavatorit.

KEK-u bëri të ditur se aksidenti kishte ndodhur gjatë lëvizjes së tij në këtë zonë, ndërsa më pas u konfirmua se Gojnovci nuk kishte arritur t’u mbijetonte lëndimeve.

Vetëm katër ditë më vonë, më 20 gusht, KEK-u njoftoi për një tjetër rast fatal.

Punëtori Arbenit Ahmeti ka humbur jetën pas një aksidenti gjatë punës me kabllo elektrike. Sipas informatave fillestare të KEK-ut, Ahmeti ishte duke marrë pjesë në transportimin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, kur kishte rënë në kontakt me tensionin elektrik.

Pas incidentit, atij i ishte dhënë ndihma emergjente dhe ishte dërguar për trajtim në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk arriti të mbijetojë.

Tre vdekjet brenda një periudhe kaq të shkurtër kanë shtuar thirrjet për hetim të plotë të rrethanave të aksidenteve dhe për forcimin e masave të sigurisë në vendet e punës në KEK.

kek-utjetënpunëtorë

Të ngjashme

Vdekja e dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh në vendin e punës, Ramadani: Ky është dështim total i shtetit

Vdekja e dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh në vendin e punës, Ramadani: Ky është dështim total i shtetit

16:03
E dhimbshme, punëtori që humbi jetën në KEK është një i ri nga Mitrovica, publikohet fotografia

E dhimbshme, punëtori që humbi jetën në KEK është një i ri nga Mitrovica, publikohet fotografia

15:27
Ra në kontakt me tensionin elekrik, vdes punëtori i KEK-ut

Ra në kontakt me tensionin elekrik, vdes punëtori i KEK-ut

15:12
22 vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Smrekonicës varroset sot

22 vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Smrekonicës varroset sot

15:46

Më shumë nga Lajme

  • 17:55Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar
  • 17:34Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK
  • 17:28Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar
  • 17:18Spahiu: Ushtria jugosllave s’u çarmatos, armatimi i tyre mbeti në posedim edhe pas luftës në Kosovë
  • 17:14Vlorë: Dhunohet fizikisht një 50-Vjeçar, shoqërohet një nga autorët