I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ndodhet ende në arrati. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm, pas rastit të rëndë që tronditi këtë zonë.
Arlinda Zekaj është gjetur pa shenja jete të dielën mbrëma në fshatin Vitomiricë të Pejës, vetëm pak orë pasi ishte raportuar një rast i dhunës në familje.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje. Viktima ishte shoqëruar në stacionin policor, ku ishte intervistuar, ndërsa ishte arrestuar dhe intervistuar edhe bashkëshorti i saj, i cili dyshohej për këtë rast.
Bazuar në informacionet e policisë, bashkëshorti i viktimës ishte ndaluar për 48 orë, ndërsa gruaja, me vullnetin e saj, ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë.




