Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke bërë të ditur se të enjten, nga ora 10:00, do të mbahet një seancë plenare e Parlamentit.
Ajo ka bërë të ditur se në këtë seancë pritet të diskutohen ndarjet buxhetore, si dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ndërkohë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, Haxhiu ka njoftuar se sot do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar diskutime me Kryeprokurorin e Shtetit dhe ministren e Drejtësisë, ndërsa sipas informacioneve që ka, tashmë është kërkuar një vlerësim i plotë i rastit, nga fillimi deri në fund, për të përcaktuar nëse ka pasur dështime institucionale.
“Gjatë kësaj periudhe kam qenë në diskutime me Kryeprokurorin e Shtetit, po ashtu edhe me ministren e Drejtësisë, dhe sipas informacioneve që i kam, tashmë është kërkuar që të bëhet vlerësim i të gjithë rastit që nga fillimi e deri në fund, dhe të shihet nëse ka pasur dështim të zinxhirit institucional, dhe janë dhënë zotimet se nëse do të dëshmohet, do të verifikohet që ka pasur dështim nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren veprime”, u shpreh Haxhiu.