Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Trump për avionët rusë: Nuk më pëlqen, mund të sjellë telashe të mëdha

GD
Gazeta Demos19 shtator 2025 në 23:17
Trump për avionët rusë: Nuk më pëlqen, mund të sjellë telashe të mëdha

Donald Trump tha se shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia mund të shkaktojë “telashe të mëdha”. Duke folur nga Zyra Ovale, presidenti amerikan tha se do të “shikojë” raportet.

“Do të më informojnë pas pak, ndaj do t’ju njoftoj sonte ose nesër”, tha ai.

I pyetur për mendimin e tij mbi situatën, Trump u shpreh: Nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen kur ndodh diçka e tillë, mund të jetë telashe e madhe.

Tre avionë rusë u kapën duke fluturuar në hapësirën ajrore të Estonisë mëngjesin e së premtes, 19 shtator. Ata qëndruan për 12 minuta para se të dëboheshin nga një mision italian i patrullimit ajror.

Estonia është vendi i tretë anëtar i NATO-s që raporton një shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Rusia në javët e fundit, pas Rumanisë dhe Polonisë që kanë raportuar incidente të ngjashme.

Më shumë nga Lajme

  • 18:44Rrëfimi i veçantë i ish-ushtarit të UÇK-së: I thash Kadri Veselit se i ka ardhur koha të martohet - ma ktheu: Nëse merr vesh që Kadri Veseli martohet pa u çliruar Kosova, do të më pështysh në fytyrë
  • 18:31Nesër kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë
  • 18:24E rëndë në Dukagjin: Dy të vrarët janë babë e bir - një tjetër i plagosur
  • 17:44Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Vlorë
  • 17:3416 shtatori, Murati: Kosova nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj date