Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Trupi Gjykues: Thaçi ishte kyç për zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe mori pjesë personalisht në krime

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 11:24
Trupi Gjykues: Thaçi ishte kyç për zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe mori pjesë personalisht në krime

Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, tha se ish-drejtori politik i UÇK-së, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dhënë “kontribut të rëndësishëm” në një qëllim “të përbashkët kriminal” për të cilët gjykatësit thanë se u bindën.

“Në lidhje me zotin Thaçi, Trupi Gjykues konstatoi se zoti Thaçi dha kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit kriminal të pëbrashkët”, tha ai.

Smith tha se “Hashim Thaçi, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe si shef i drejtorisë politike, ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e qëllimit të përbashkët”.

Kryegjykatësi tha se “Thaçi gjithashtu mori pjesë personalisht në krime”.

Aty u përmend edhe vrasja e Behajdin Hallaqit dhe Shaban Shala.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po dëgjojnë dëgjojnë arsyetimin e aktgjykimit, të cilin po e kumton kryetari i Trupit Gjykues në këtë rast, Charles Smith.

Vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së pritet në fund të një gjykimi që ka shkuar shumë përtej kuadrit ligjor. Në Kosovë, ku ish-guerilasit mbeten heronj, kjo gjykatë speciale rihapi plagët e luftës.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u arrestuan dhe u dërguan për në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020.

Që atëherë, ata qëndran në paraburgim dhe para një procesi të stërzgjatur gjykimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet të jenë kryer gjatë periudhës së luftës, periudhë për të cilën ata thanë se ndjehen më së shumti krenar.

Aktakuza i bënte përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për një sërë krimesh që pretendohej se ishin kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzonte ata se kishin qenë ose duhej të kishin qenë në dijeni të këtyre krimeve të pretenduara.

thaçigjykueskrime

Të ngjashme

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

18:14
Këta janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

Këta janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

17:50
Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi mbeten çlirimtarë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi mbeten çlirimtarë

17:33
Hashim Thaçi dënohet nga Haga

Ditë rëndë për historinë e Kosovës, Haga dënon me 25 vjet burgim Hashim Thaçin

11:33

Më shumë nga Lajme

  • 21:48Ish-Presidenti Meidani: Gjykata nuk e meriton të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë
  • 21:48Goditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare në Vlashnje të Prizrenit
  • 21:41Haradinaj: Marre që s'janë mbledhë hala me ia marrë mandatin Speciales
  • 21:36Aktgjykimi i Hagës, reagon Franca: Mbështetje të palëkundur për pavarësinë e Kosovës
  • 21:22Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe