Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

U dënua me 7 vjet burgim për hakimin e GTA 6, lirohet 21 vjeçari shqiptar

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 12:22
U dënua me 7 vjet burgim për hakimin e GTA 6, lirohet 21 vjeçari shqiptar

21 vjeçari shqiptar, Arion Kurtaj, që qëndron pas një prej sulmeve më të bujshme kibernetike ndaj kompanisë Rockstar Games, është dënuar me shtatë vite burg nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, i riu është liruar, pasi kishte kaluar një periudhë të konsiderueshme në paraburgim, shkruan BBC-ja.

Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht pasi arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, duke vjedhur rreth 90 video nga loja e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA VI), përpara publikimit të saj.

Kurtaj publikoi disa prej pamjeve në internet, nën pseudonimin TeaPotUberHacker, duke kërcënuar gjithashtu se do të nxirrte kodin burimor të lojës nëse kompania nuk do të kontaktonte me të.

21-vjeçari, i cili ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, pranoi gjithashtu përfshirjen në një seri sulmesh kibernetike ndaj kompanive të mëdha, përfshirë BT/EE, Revolut dhe Uber. Sulmet u kryen gjatë periudhës gusht 2021-shtator 2022, kur ai ishte ende adoleshent.

Gjatë dhënies së vendimit në Gjykatën e Kurorës në Woolwich, gjykatësi Turner e cilësoi Kurtajn një të ri me aftësi të jashtëzakonshme, duke i bërë thirrje të mos i përdorë talentet e tij për aktivitete kriminale.

vjeçarishqiptardënua

Të ngjashme

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër – hyri në drejtim të kundërt në autostradë dhe u kap me drogë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër – hyri në drejtim të kundërt në autostradë dhe u kap me drogë

17:34
Lulzim Maliçi (Konçuli) nderohet me çmimin “Imazhi Shqiptar” në Zvicër

Lulzim Maliçi (Konçuli) nderohet me çmimin “Imazhi Shqiptar” në Zvicër

22:02

Më shumë nga Lajme

  • 12:49Abdixhiku përkujton Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn në 23-vjetorin e vrasjes: Drejtësia ende mbetet obligim
  • 12:47ZRRE pranon se investimet në KEDS nuk janë audituar në terren, thotë se më 2027 do ta hapin tenderin
  • 12:47Lëndimi i ushtarëve të FSK-së - Bajqinovci lexon komunikata, i reagojnë Musliu e Rama nga PDK-ja
  • 12:47Ahmeti letër ministrit të Drejtësisë: Mundësoni provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe
  • 12:13Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin artistik “Eli Z” po lëshon banesa me qira në ShBA