Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U gjet i vdekur në një rrugë të Prizrenit, identifikohet i moshuari

GD
Gazeta Demos27 mars 2026 në 10:18
U gjet i vdekur në një rrugë të Prizrenit, identifikohet i moshuari

Policia ka njoftuar se është identifikuar i moshuari që u gjet i vdekur të enjten në rrugën “Edit Durham” në Prizren.

Sipas njoftimit zyrtar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhunë në trupin e të njëjtit.

“Me datën 26.03.2026, rreth orës 11:36, Policia ka pranuar një informatë për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima ishte mashkull i moshuar, rreth 70 vjeç, pa shenja të dhunës. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti ‘hetim i vdekjes’”.

“Fillimisht, përmes mediave është kërkuar ndihma e qytetarëve për identifikimin e viktimës. Ndërkohë, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale Prizren kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, duke mbledhur informata dhe duke kontaktuar familjarët e personit të gjetur pa shenja jete. Bazuar në të dhënat e siguruara, është arritur të identifikohet vendbanimi i viktimës dhe familjarët e tij kanë bërë identifikimin e personit”, thuhet në njoftim.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 12:01Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
  • 11:55Zjarri në Milot drejt shuarjes, ndërhyrje nga ajri dhe toka
  • 11:52Aktiviteti në një fshat të Shqipërisë ku mori pjesë Mickoski, u ekzekutua himni i RMV e jo ai shqiptar – Hoxha reagon për skandalin
  • 11:50Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda
  • 11:50Këta janë emrat më të popullarizuar për foshnjat në Zvicër – mes tyre edhe dy emra shqiptarë