Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U kapën duke vjedhur në një qendër tregtare në Shtime, arrestohen dy persona

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2025 në 15:18
U kapën duke vjedhur në një qendër tregtare në Shtime, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Shtime janë arrestuar persona për vjedhje të produkteve ushqimore dhe gjësendeve të tjera.

Rasti ka ndodhur në një qendër tregtare, ku persona fillimisht janë ndaluar nga sigurimi deri në mbërritjen e policisë.

Policia ka njoftuar edhe se të arrestuarit janë Sh. Z. , rreth 20 vjeç dhe F. Z., rreth 15 vjeç.

‘’ Gjatë procedurave zyrtare, janë sekuestruar sendet e vjedhura, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar. I mituri është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit, sipas procedurave ligjore’’, thuhet në komunikatën e policisë.

Komunikata:

Arrestohen dy persona për vjedhje në Shtime

Më datën 27.11.2025, rreth orës 18:40, policia në Shtime është njoftuar nga sigurimi i një qendre tregtare në rrugën “Tahir Sinani” se dy persona dyshoheshin për vjedhje të produkteve ushqimore dhe gjësendeve të tjera. Personat e dyshuar ishin ndalur nga sigurimi deri në mbërritjen e policisë.

Njësia e hetimeve ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar dy të dyshuarit: Sh. Z. , rreth 20 vjeç dhe F. Z., rreth 15 vjeç, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor.

Gjatë procedurave zyrtare, janë sekuestruar sendet e vjedhura, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar. I mituri është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit, sipas procedurave ligjore.

Nga veprimet hetimore është konstatuar se të dyshuarit kishin ardhur në Shtime me një veturë të tipit Renault, me targa vendore, e cila kishte rezultuar e vjedhur po atë ditë në qytetin e Skenderajt.

Në lidhje me këtë, është njoftuar stacioni policor në Skenderaj për të vazhduar trajtimin e rastit të vjedhjes së veturës.

Për rastin e vjedhjes së kryer në territorin e Shtimes, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar prokurorin e shtetit.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Arifi: Piskamat e Kurtit nuk janë për shtet, por për pushtet
  • 23:22Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji