Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar në mesnatë ku mbeti i lënduar. Lapaj thekson se policia në mesnatë tentoi t’i largonte nga vendi ku po zhvillojnë protesta.
Ai shton se një nga ngrohëset e vendosura e ka goditur dhe momentalisht ndodhet në spitalin e Traumës. Lapaj thekson se do të rikthehet sërish në shesh ndërsa bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen në protesta.
“Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur.
