Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

U raportua i zhdukur që nga viti i kaluar, Policia gjenden mbetjet mortore të tij në Malishevë

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 14:50
U raportua i zhdukur që nga viti i kaluar, Policia gjenden mbetjet mortore të tij në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbetjet mortore të një personi që ishte raportuar i zhdukur në Malishevë që nga tetori i vitit të kaluar.

Sipas njoftimit, më 23 korrik 2026, në një zonë malore pranë fshatit Shkozë të Malishevës, janë gjetur disa mbetje mortore, për të cilat dyshohej se i përkisnin personit me inicialet H.S., i moshës madhore.

I njëjti ishte raportuar i zhdukur që nga 5 tetori 2025.

Policia ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale në Gjakovë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, kishte zhvilluar disa operacione kërkim-shpëtimi, por pa arritur ta lokalizonte personin e zhdukur.

Mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Pas përfundimit të analizave dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, Policia është njoftuar zyrtarisht se mbetjet mortore i përkisnin personit të zhdukur.

Ato më pas u janë dorëzuar familjarëve për procedurat e mëtejshme.

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: “ E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht, pa i ofruar as ndihmën më të vogël”
  • 23:19Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Berisha zbulon detaje tronditëse: U ekzekutua 20 sekonda pasi u nda nga policia
  • 23:00Haradinaj: Specialja nuk e mori parasysh dëshminë e Fetah Rudit sepse nuk e kishte në mandat
  • 22:51Kërkesa e BE’së që Kosova t’i konsultojë për Ligjin e ri të Hagës, Çitaku iu bën ftesë: Nesër kemi konsultime, ejani
  • 22:46“Nga 25 deri në 60 euro dita”, sa mund të kompensohet Kilaj?