Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U raportua se po lobon për postin e presidentit reagon ashpër Harry Bajraktari

GD
Gazeta Demos23 shkurt 2026 në 21:25
U raportua se po lobon për postin e presidentit reagon ashpër Harry Bajraktari

Harry Bajraktari ka reaguar pas raportimit në medie se ai po lobon për postin e presidentit.

“Unë e kam mbështetur publikisht Presidenten Vjosa Osmani dhe vazhdoj të qëndroj pas vlerësimit tim se, ajo është kandidatja e duhur për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës.”, shkroi ai.

I plotë:

Artikulli i publikuar nga gazetari Xhemajl Rexha, në të cilin pretendohet se unë po loboj në Shtetet e Bashkuara kundër Presidentes Vjosa Osmani, është plotësisht i pavërtetë.

E ftoj publikisht të paraqesë qoftë edhe një fakt të vetëm që dëshmon se unë kam punuar kundër Presidentes Vjosa Osmani, apo kundër ndonjë Presidenti apo Kryeministri të Republikës së Kosovës. Një pretendim i tillë është i pabazë dhe absurd!

Unë e kam mbështetur publikisht Presidenten Vjosa Osmani dhe vazhdoj të qëndroj pas vlerësimit tim se, ajo është kandidatja e duhur për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës.

Gjatë gjithë jetës sime jam angazhuar për forcimin e institucioneve të Kosovës. Siç e kam theksuar edhe më herët, për mua KOSOVA ËSHTË MBI GJITHÇKA!

Për të shmangur çdo keqinterpretim, po e them qartë sërish:

NUK KAM AMBICIE PËR T’U BËRË PRESIDENT I KOSOVËS.

Kjo në asnjë mënyrë nuk e zbeh angazhimin tim për Kosovën. Synimi im është anëtarësimi i Kosovës në NATO brenda pak viteve të ardhshme, dhe në këtë drejtim punoj çdo ditë me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara

Me respekt,

Harry Bajraktari

Presidenca

Më shumë nga Lajme

  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore