Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte ka folur në lidhje me komentet që ka marrë pas deklaratës se mërgimtarët marrin shtesa për fëmijë.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se është sulmuar në mënyrën më të tmerrshme pas kësaj deklarate.
“Është pjesë problematike e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk duan të shohin, nuk e duan të vërtetën. Në Kosovë ka problem me të vërtetën. Për shembull, kur në një prej emisioneve këtu, unë e kam përmendur që fëmijët e mërgimtarëve marrin shtesa të fëmijëve, ndonëse nuk janë banorë rezidentë të Kosovës, mua më kanë sulmuar në mënyrën më të tmerrshme të mundshme”, tha ai.
