Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Uji i pishinës së Gërmisë, deklarohet IKShPK: Nuk i plotësoi standardet – ja kur dalin rezultatet

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 08:30
Uji i pishinës së Gërmisë, deklarohet IKShPK: Nuk i plotësoi standardet – ja kur dalin rezultatet

nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se, në bazë të analizave laboratorike të ujit të pishinës së Gërmisë, të marra më 19 korrik, parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet.

Ndërkaq, IKShPK thotë mostra janë marrë edhe më 23 korrik, teksa thekson se rezultatet pritet të dalin gjatë të premtes (25 korrik).

“Ekspertët e Ekologjisë Humane nga IKShPK kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik 2025. Rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njëjtën ditë”.

“Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025”, ka thënë IKShPK.

Instituti tha se në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKShPK-së.

IKShPK tha se këto analiza janë bërë në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe bazuar në kontratën që ka me ndërmarrjen publike “Sport Marketing” SH.A, që bën menaxhimin e pishinës së Gërmisë në Prishtinë.

Më shumë nga Lajme

  • 12:09Rizvanolli shprehet thellësisht e pikëlluar për vdekjen e punëtorit të KEK-ut në një aksident në vendin e punës
  • 12:08Njësia e Motocikletave shqipton 61 tiketa për kundërvajtje në trafik
  • 12:07Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut
  • 12:05Gashi: Duhet ta ruajmë këtë status quo të re në veri, Kosovës i duhet maturi, strategji dhe përgjegjësi
  • 11:59Kërkohet paraburgim ndaj personit që kanosi punëtorët e KRU “Mitrovica”