Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ulja e tempraturave, Kurti del me një kërkesë për qytetarët

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 22:26
Ulja e tempraturave, Kurti del me një kërkesë për qytetarët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi tempraturat parashihet që sonte të zbresin n deri në –9°C, gjë që paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë, shkruan DEMOS.

“Të dashur qytetarë,

Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës. Kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë.

Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin. Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.

U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sontme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike.

Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë andaj edhe ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme.

I juaji,

Albin Kurti.”, shkroi Kurti

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 09:33PDK-ja kërkon të mbahet sot seanca për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen
  • 09:29“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje
  • 09:25Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi
  • 09:24Musliu e quan hap të rëndësishëm veprimin e Qeverisë për Specialen: Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë
  • 09:19Ministri kroat paralajmëron Serbinë: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv, Kosovën e kemi aleate