Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Uran Ismaili: Zotimet e mia për Prishtinën përfaqësojnë ndryshimin që po vjen!

GD
Gazeta Demos3 tetor 2025 në 16:14
Uran Ismaili: Zotimet e mia për Prishtinën përfaqësojnë ndryshimin që po vjen!

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se gara e këtij viti është ndryshe nga ajo e vitit 2021, sepse sot ai vjen me një program të plotë e shumë, me kompetencë dhe me përvojë për ta kthyer Prishtinën në një qytet funksional.

“Ne jemi në një situatë ku brengat e qytetarëve janë të shumta dhe të thella. Ende flasim për gjëra bazike, që në vitin 2025 janë bërë të patejkalueshme. Kësaj radhe i jam qasur këtyre problemeve me një program që është në frekuencë të plotë me kërkesat e qytetarëve. Tani e kam njohurinë, kompetencën dhe zgjidhjet pragmatike e reale”, tha Ismaili.

Ai theksoi se fushata e tij është ndërlidhur drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve, duke depërtuar në çdo lagje të kryeqytetit.

“Është një lidhje organike me gjendjen reale të Prishtinës. Kudo që shkoj, qytetarët më ndalin, më flasin dhe më thonë: kësaj here do ta japim mundësinë ty”, u shpreh ai.

Ismaili shtoi se për të nuk ka rëndësi vetëm fitorja si qëllim, por ajo çfarë vjen më pas.

“Fitorja është mjet për të realizuar programin. Për mua ka shumë rëndësi si do ta qeverisim pas 12 tetorit, sepse qytetarët presin ndryshim të prekshëm,” theksoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona